10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Udhëtarët serbë: Budallallëk çfarë janë duke bërë Serbia dhe Kosova, e gjithçka shkon në kurriz të qytetarëve

Rekomandime

Udhëtarët e intervistuar nga ekipi i RTV Kim thonë se procedura e lëshimit dhe zëvendësimit të targave zgjat afërsisht një orë, dhe kushton 5 euro.

- Advertisement -

“Procedura për lëshimin e targave zgjat 20 deri në 45 minuta dhe derisa ato vendosen, derisa mbulohen këto të vjetrat, gjithçka zgjat rreth një orë. Mendoj se ky është një imponim tjetër për qytetarët. Kjo është thjesht e panevojshme. Unë udhëtoj shpesh, shkoj në Shqipëri, për Tiranën, transportoj disa makina”, thotë Millosh Mishiq nga Nishi.

“Unë mendoj se kjo është budallallëk, si gjithçka që Serbia dhe Kosova kanë bërë deri më tani. Unë nuk e di kush e bën këtë, por gjithçka kalon mbi kurrizin tonë, kurrizin e shoferëve dhe njerëzve që udhëtojnë nga Kosova në Serbi, ose nga Serbia në Kosovë. Unë me të vërtetë nuk kam asnjë koment për këtë. Kemi humbur rreth 45 minuta. Kjo është 45 minuta kohë nga orari i punës e humbur duke ngjitur targat. Unë nuk e kuptoj qëllimin e kësaj”,ka deklaruar Danillo Llilliq nga Nishi, i cili ishte nisur sot në mëngjes për në Shkodër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit