11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Molliqaj: Nëse s’e bëjnë drejtësinë për Astrit Deharin, jetën do t’ua nxij prej Tomës e deri të Albini

Rekomandime

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit të VV’së, Astrit Deharit.

Molliqaj premtoi se do t’ua nxijë jetën prej Tomë Gashit e deri te kryeministri Kurti, nëse kjo qeveri nuk bën drejtësi për Astritin.

- Advertisement -

Veç një kërkesë e kam për qeverinë. Drejtësi për Astrit Deharin. Nëse s’e bëjnë drejtësinë për Astrit Deharin, jetën do t’ia nxijë, prej këtij Tomës, e deri te Albin Kurti.

Jetën do t’ua nxij se këta e kanë keqpërdor dhe s’e kanë pasur mik e as shok. Këta kanë mashtruar në vdekjen e një aktivisti që këta e kanë pasur mik e që e kam pasur shumë të afërt”, është shprehur Molliqaj.

E avokati Gashi i tha Molliqaj se ky i fundit jetën do t’ia nxijë vetëm vetes.

- Advertisement -

“Ti jetën mundësh me ia nxi jetën veç vetvetes, se neve s’mundesh hiç. Drejtësi ti s’lyp hiç për Astritin sa lypi unë dhe Vetëvendosja”, tha Gashi.

“Kur është deklarimi i fundit publik?”, pyeti Molliqaj.

- Advertisement -

“Ata që s’vendosin drejtësi për Astritin, janë përgjegjës për mungesën e drejtësisë, përfshirë edhe avokatin”, ka thënë Molliqaj.

“Unë pa lypë drejtësi deri në fund, s’do të ndalem. Më këqyr në sy”, shtoi Molliqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit