7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Protokoll i ri në Shqipëri për turistët: Kosovarët nuk do të mund të hanë ushqim me duar

Rekomandime

Qeveria e Shqipërisë së fundi ka bërë një manual për masat antiCOVID që duhen respektuar nga pushuesit dhe nikoqirët gjatë këtij sezoni veror në bregdetin shqiptar, me qëllim që të mos ketë rritje të rasteve me infektime, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sezoni i ri turistik në Shqipëri ka nisur me lajme të mira sa i përket situatës epidemiologjike nga pandemia.

Numri i të prekurve dhe të shtruarve në spital është ulur ndjeshëm, ndërsa vaksinimi i popullsisë dhe kategorive të veçanta po vijon.

Ndërkaq së fundi Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, kanë bërë të ditur se do të ketë një protokoll për këtë sezon turistik.

- Advertisement -

Aty është vendosur që në të gjitha baret dhe restorantet të ndalohet ngrënia ose shijimi i ushqimit me duar, po vetëm me lugë e pirunë, si dhe personeli që e shërben ushqimin të jetë i pajisur me maskë dhe në rast të kontaktit me ushqimin – të kenë edhe dorëza.

Metro ka shkëputur një pjesë të kësaj pike nga urdhëri i Qeverisë së Shqipërisë.

- Advertisement -

Shqipëria gjithashtu ka miratuar edhe protokoll për plazhet, ku në çdo plazh do të ketë protokolle në lidhje me masat antiCOVID./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit