7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Koalicioni drejt dështimit”, Kosova shkon përsëri në zgjedhje?

Rekomandime

Nëse nuk shënohet ndonjë kthesë e shpejtë, apo ndërhyhet nga ambasadori i SHBA-s, që përfundimisht të formohet qeveria e re, LVV dhe LDK, përfundimisht po shkojnë drejtë futjes në rrugë të pa krye,dështimit të plotë për arritjen e marrëveshjes për koalicion dhe rrezikut të pashmangshëm për përsëritjen e zgjedhjeve në vend”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Zhvillimet e fundit që po ndodhin dhe po e rrezikojnë seriozisht arritjen e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, sipas analistëve politikë mundë ta çojnë vendin fare lehtë në zgjedhje të reja parlamentare.

- Advertisement -

Ky opsion sipas analistit politik, Gani Qarri do të ishte më i pranueshëm edhe për qytetarët, se sa opsioni i ndërtimit eventual të një koalicioni mes njërës nga dy partitë fituese të zgjedhjeve me PDK-në, dhe partitë tjera politike nga ish koalicioni PAN.

Analisti Qarri, për këtë tension të krijuar me mosmarrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së par ndarjen e pozitave, kryesisht e fajëson LDK-në që sipas tij po mbahet akoma peng nga strukturat e vjetra të konsumuara që po luftojnë me të gjitha forcat që kanë, për ta ruajtur pushtetin dhe ndikimin e tyre anti reformator.

Gani Qarri

Nëse nuk shënohet ndonjë kthesë e shpejtë, apo ndërhyhet nga ambasadori i SHBA-s, që përfundimisht të formohet qeveria e re, LVV dhe LDK, përfundimisht po shkojnë drejtë futjes në rrugë të pa krye,dështimit të plotë për arritjen e marrëveshjes për koalicion dhe rrezikut të pashmangshëm për përsëritjen e zgjedhjeve në vend. Madje nëse vërtetë LVV dhe LDK nuk arrijnë pajtueshmëri kompromisi, më mirë do të ishte që të përsëriten zgjedhjet sa më shpejtë, në mënyrë që,LDK të marrë edhe më pak vota dhe pastrohet përfundimisht nga tipat si Isa Mustafës e Agim Veliut, të cilët e kanë ngulfat plotësisht këtë parti dhe të mos ndodh sërish ndonjë koalicion i pa pritur me ish paritë politike të PAN-it, që do të ishte një katastrofë e re për Republikën e Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Qarrit, brenda LDK-së është duke ndikuar fuqishëm për të penguar koalicionin me LVV-në garniture e klasës së vjetër politike, që nuk iu konvenojnë reformat brenda partiake dhe afirmimi i brezit të ri.

Kuadrot e vjetruara të LDK-s shihet hapur se nuk janë fare të interesuar që të krijohet qeveria e re dhe as të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ndaj në vend se të flasë fituesja e zgjedhjeve të LDK-s, Vjosa Osmani, na del Agim Veliu me alternativë befasuese për VV-në, duke u tallur, kinse Lidhja Demokratike e Kosovës,i paska propozuar edhe një skenar tjetër partisë së Albin Kurtit, në rast se VV, nuk pajtohet t’i jap LDK-së, postin e Presidentit e të Krye parlamentarit, si dhe pesë Ministri.

- Advertisement -

Për aq më tepër, përderisa në njërën anë përflitet publikisht se pikërisht posti i ardhshëm i presidentit ishte ai që u bë mollë sherri dhe pengesë për arritjen e marrëveshjes ndërmjet këtyre dy partive, nënkryetari i ashtuquajtur i parë i LDK-së, Agim Veliu, shkon edhe më tej me talljet e pa krip, duke deklaruar për media se Vetëvendosje mund të zgjedhë edhe që t’ua lë atyre pozitën e kryeministrit,në mënyrë që VV ta marr pozitën e të parit të shtetit dhe të Kreut të Kuvendit, duke u premtuar si dhuratë nga Agim Veliu edhe një ministri plus, sikur vërtetë çdo gjë të ishte vetëm në duar të tij”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Nëse vazhdojnë këto mosmarrëveshje, sipas Qarrit zgjidhja më e mirë, për të mos u rikthyer PAN-i në pushtet, është shkuarja në zgjedhje të reja.

Fortifikimi i çuditshëm i pensionistëve tekanjoz të LDK-s në krye me Isa Mustafën e Agim Veliun, në pozicionet, jo për shtet, por për sa më shumë pushtet, jo vetëm se lë pa mend gjithë opinionin publik të Kosovës, por detyrimisht qon vendin në zgjedhje të reja, ndaj dhe Glauk Konjufca, jo krejtësisht pa të drejtë, doli në mbrëmjen e kaluar me akuza të arsyeshme kundër LDK-se, se ajo, ashtu siç thotë edhe ai, po vazhdon të bëhet akoma më qesharake dhe gjithnjë e më e pa afrueshme në negociatat LVV-LDK për të penguar lidhjen e koalicionit të ri qeverisës.

Kështu që, nëse vërtetë me këtë rast,këto dy subjekte politike e shpërfillin besimin e dhënë nga qytetarët e vendit për një qeverisje më ndryshe,nuk shohë alternativë tjetër të pranueshme për votuesin e vetëdijesuar të Kosovës, përveç se vendi, përfundimisht të shkojë drejt zgjedhjeve te reja, pasi që pas gjithë kësaj maskarade, për momentin nuk ka gjasa reale, që LDK, ta marr njëmend postin e kryeministrit”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit