7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Prokurori i Shtetit reagon pas deklaratës së Besnik Bislimit: Daka e asnjë zyrtar i KQZ’së nuk është hetuar

Rekomandime

Prokurori i Shtetit ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Bisnik Bislimi, se Prokuroria ka hetuar për disa manipulime të votave nga Austria, për të cilat ka thënë se s’kanë mundur të bëhen pa dijeninë e ish-kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një postimi drejtuar mediave, Prokuroria Speciale ka konfirmuar se është duke i hetuar pretendimet së janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora, por se Daka dhe as ndonjë zyrtar i KQZ’së s’janë pjesë e këtij hetimi.

“…Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora.

Mirëpo, ju njoftojmë se as znj. Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë pjesë e këtij hetimi penal”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ndryshe, Bislimi ka deklaruar Daka ka pas një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi sipas tij, në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që të mundohet t’ua kufizojë qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Një person të cilën e emëron presidenti, e shkarkon prapë presidenti, unë mendoj që është joserioze me thanë ‘ka pas të drejtë ose s’ka pas të drejtë’, pasi kjo është kompetencë ekskluzive e presidentes për me shkarku.

- Advertisement -

Në qoftë se shkoni në retrospektivë, Daka ka pas një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që u mundu me ja kufizu qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ka pas pjesëmarrje aktive në orkestrimin e manipulimeve në listën e kandidatëve të VV-së, në mënyrë që të krijojë konkluzion te qytetarët, largo numrin 1 nga liste, vendos numrin 2“, ka deklaruar Bislimi në KTV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit