7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Themeluesi i antropoligjisë greke, Kumar: Duam apo s’duam ne, me shqiptarët kemi një gjak

Rekomandime

Arvanitasi i famshëm Aristidh Kola argumentonte në studion televizive greke praninë e shqiptarëve në historinë e shtetit grek

“Themeluesi i madh i Antropologjisë Greke, Kamuri, i cili mbështet me fanatizëm pastërtinë e racës Greke, tha këto fjalë: E duam apo nuk e duam ne, i duam apo nuk i duam shqiptarët, jemi popuj vëllezër”, ky ishte një ndër argumentet, mbi të cilat mbështetej studiuesi arvanitas Aristidh Kola për të argumentuar lidhjen mes shqiptarëve dhe grekëve. Në një studio televizive greke në vitin 1999, Arvanitasi i famshëm Aristidh Kola, argumenton se shqiptarët dhe grekët kanë lidhjen e tyre vëllazërore.

- Advertisement -

Për të vërtetuar hipotezën e tij ai mbështetej edhe tek një fakt tjetër historik, është fjala për vitin 1899, kur kishte dalë në dritë një deklaratë e fëmijëvë të heronjve të luftës së 1821, ku u bënte thirrje shqiptarëve myslinanë, që të luftojnë sllavët dhe uljen e tyre nga jugu, si dhe dëbimin e turqve nga Ballkani. “Do ju them pjesën e parë nga thirrja: Vëllezër, ju ftojmë dhe ju vëllezër, sepse sa ç’na ndau turku dhe fetë, ne nuk pushojmë të jemi vëllezër. Gjaku ujë nuk bëhet. Në rast se heronjtë e 1821 dhe fëmijët e tyre nuk dinin se çfarë thonin dhe ishin tradhëtarë, atëherë nuk e di as un se çfarë po them dhe jam dhe unë tradhëtar! Do iki nga aty dhe do të shkoj para 40 vjetësh, tek themeluesi i madh i Antropologjisë Greke, zoti Kamuri, i cili mbështet me fanatizëm pastërtinë e racës greke. Ai tha këto fjalë: E duam apo nuk e duam ne, i duam apo nuk i duam shqiptarët, jemi popuj vëllezër”, thotë Aristidh Kola.

Arvanitasit dhe origjina grekëve

Aristidh Kola ishte pjesë e komunitetit arvanitas në Kaskaveli të Thivës në Greqinë Qendrore. Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Ishte botues i revistës “Besa”, si dhe revistës tjetër “Arvanon”, të cilat pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

- Advertisement -

Aristidh Kola bashkëpunoi vazhdimisht me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë dhe me arbëreshët e Korsikës. Ai u bë i njohur në Greqi veçanërisht për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa debate televizive. Aristidh Kola nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. Ai ndërroi jetë në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë.

Më poshtë publikojmë videon në studion greke ku zhvillohej debate mes Aristidh Kolës, një prifti grek dhe disa studiuesve grekë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit