4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Samiti në Turqi: Konfirmohet se Osmani mori me vete burrin dhe dy vajzat e saj

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore [SEECP] që po mbahet në Republikën e Turqisë.

Osmani do të qëndrojë për disa ditë në këtë takim.

- Advertisement -

Insajderi ka marrë vesh se presidentja në Antali ka udhëtuar bashkë me bashkëshortin dhe të dy vajzat.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltar për media në zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, duke thënë se Osmani është ftuar zyrtarit me familje nga nikoqiri i saj, Erdogan.

Në përgjigjen e tij thuhet se Presidentja ka mbuluar vet shpenzimet e biletave të udhëtimit për burrin dhe vajzat, pa prekur buxhetin e shtetit.

- Advertisement -

Ftesë me familje kanë të gjithë presidentët dhe kryeministrat pjesëmarrës në samit.

Ka program të veçantë zyrtar për zotërinë e parë dhe bashkëshortet e presidentëve të tjerë. Presidentja është ftuar zyrtarisht me familje.

- Advertisement -

Shpenzimet e qëndrimit i mbulon nikoqiri, ndërkaq biletat e udhëtimit janë mbuluar privatisht nga Presidentja.

Pra asnjë cent nga buxheti i shtetit të Kosovës nuk është shpenzuar për familjen e Presidentes”, tha Kupina.

Në këtë samit po marrin pjesë përfaqësuese të shteteve të Ballkanit Juglindore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit