11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, refuzohet kërkesa e tij

Rekomandime

Institucionet e Kosovës i kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, ministrit të Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Petar Petkoviq.

- Advertisement -

Refuzimi i kërkesës nga autoritetet kosovare është bërë i ditur nga vetë Petkoviq.

Nga mediat serbe u theksua se institucionet e Kosovës kanë dërguar mbrëmë një njoftim për të bërë të ditur se i ndalohet hyrja ministrit Petkoviq, në territorin kosovar.

Petkoviq kishte bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë në mënyrë që të bisedojë me disa të rinj, të cilëve pati t’u shpërndajë bursa studentore.

- Advertisement -

Poashtu ai kishte paraparë të vizitojë edhe Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit