8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I riu nga Drenica shkon e bëhet doktor në Danimarkë

Rekomandime

Endrit Murtezaj është i riu nga Skënderaj, i cili ka arritur suksese të larta në moshë të re, duke arritur të bëhet doktor në Danimarkë.

- Advertisement -

Endriti ditë më parë ka përfunduar studimet në mjekësi, në Universitetin e Kopenhagës, dhe ka marrë titullin doktor, ku menjëherë i është caktuar detyra, ku do të ushtrojë profesionin e tij në qytetin Horsens të Danimarkës.

Me këtë rast në diplomimin e tij ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Danimarkë, Arton Krasniqi. Përfaqësuesi i Ambasadës u shpreh se mburret me sukseset e të rinjve shqiptarë.
“Mburremi me sukseset e të rinjve tanë në universitetet daneze, ku janë gjithmonë ndër studentët më të dalluar”, tha ai.

Endriti është nga qyteti i Skenderajit, ku nga mosha 4-vjeçare ka migruar në Danimarkë së bashku me familjen e tij, familje e njohur, e edukuar dhe e respektuar në Skenderaj dhe më gjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit