U raportua se Laura N., shqiptare nga Freudenstadti i Gjermanisë është zhdukur në mbrëmjen e së premtes së kaluar, rreth orës 22:00 në stacionin e trenit në Offenburg.
Por, siç njoftojnë mediat gjermane, 20-vjeçarja e zhdukur është kthyer në shtëpinë e saj.
Mediat gjermane njoftojnë se kërkimi për 20-vjeçaren e zhdukur nga Freudenstadt ishte i suksesshëm. Një dëshmitar okular njohu Laura N. dhe lajmëroi policinë. Policia menjëherë doli në vendin ku ishte parë shqiparja, por më pas u njoftua se ajo ishte kthyer në shtëpi.
Sipas informacioneve, shqiptarja është kther në gjendje të mirë shëndetësore.
Rrethanat e zhdukjes së shqiptares mbeten misterioze. Ndërkaq, ekipi i cili ishte duke u marrë me gjetjen e Laura N., janë duke i vazhduar hetimet për rastin e saj, për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur.
Hetuesit nuk dëshirojnë të zbulojnë detaje të tjera për rastin për momentin.
20-vjeçarja u zhduk pa lënë gjurmë mbrëmjen e së Premtes së kaluar rreth orës 10:00, pasi ajo kishte pyetur disa persona në stacionin e trenit Offenburg për t`ia huazuar telefonin. Ajo u kishte thënë se bateria e telefonit i kishte mbaruar. Ndërkaq, Policia nuk e kishte përjashtuar mundësin për një krim të mundshëm dhe kishte ngritur një ekip hetimi prej dymbëdhjetë personash për të kërkuar Laura N..