10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Thaçi e ha një darkë në Nju Jork me Daçiqin, zyrtarët ballkanikë dhe Mogherinin

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar sot me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe përfaqësuesit e tjerë të Ballkanit Perëndimor në New York.

Thaçi së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, atij të Serbisë, Ivica Dacic dhe përfaqësues të tjerë të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në një darkë pune të organizuar nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë.

- Advertisement -

Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në këtë darkë pune së bashku me Thaçin po marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Këshillit të Ministrave të BH-së me mandat teknik, Igor Cërnadak, e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nga Brukseli është njoftuar se BE-ja vazhdon të jetë lider në bashkëpunimin global dhe se në bashkëpunim me partnerët do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe demokracinë dhe të promovojë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit