4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Simmons: Në EULEX pati nguti për ta zgjedhur panelin dënues për Albin Kurtin

Rekomandime

Me muaj të tërë Malcolm Simmons, ish kryegjyqtar i EULEX-it po pret të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Se ka me bollëk prova që dëshmojnë korrupsionin dhe parregullsitë brenda këtij misioni të sundimit të ligjit, Simmons i ka treguar edhe kryeministrit Albin Kurti.

Madje, në letrën e siguruar nga televizioni të cilën do ta lexojë para deputetëve, Simmons flet edhe për kryeqeveritarin dhe pretendimet që EULEX-i kishte për të.

- Advertisement -

Albin Kurti ishte person me rëndësi politike për komunitetin ndërkombëtar. Së pari e kam dëgjuar emrin e tij kur kam ardhur në Kosovë më 2008. Më kujtohet qartë furia brenda EULEX-it në vitin 2010 për ta përzgjedhur panelin e gjyqtarëve të EULEX-it që do ta dënonte Albin Kurtin”, – thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Rastin e nisi UNMIKU dhe sipas ish kryetarit të gjyqtarëve EULEX ishte i vendosur ta hiqte atë nga jeta politike.

Isha i pranishëm gjatë një takimi me udhëheqjes e lartë të EULEX-it dhe të prokurorëve të EULEX-it kur u diskutua çështja e fillimit të procedurës penale kundër Albin Kurtit. Udhëheqja e lartë e EULEX-it insistonte që rastin ta merrnin gjyqtarët e EULEX-it. Unë refuzova sepse veprat penale nuk ishin në mandatin e EULEX-it”.

- Advertisement -

Sipas këtyre pretendimeve, ky mision më tepër se për drejtësinë kishte qëllime puro politike. Në bazë të këtyre të fundit thotë se u krijuan edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Një mënyrë me anë të së cilën komuniteti ndërkombëtar do të ishte në gjendje ta fitonte mbështetjen e Serbisë ishte krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Serbia nuk kishte besim në gjyqësorin vendas se do t’i dënonte shqiptarët e Kosovës, të cilët pretendohej se ishin fajtorë për krime të luftës. DHSK ishte mekanizmi i vetëm për t’u angazhuar me Serbinë dhe për ta avancuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

- Advertisement -

Malcolm Simmons thotë se ka dëshmi se prokurorët e UNMIK dhe EULEX kanë dërguar dëshmi për krimet e luftës edhe në Beograd, derisa të montuara i quan edhe proceset gjyqësore për krimet e luftës që ndodhën edhe në Kosovë, siç janë rastet Kleqka dhe Drenica 2.

Përveç çështjeve lidhur me sigurinë e dëshmitarëve të mbrojtur, unë isha po ashtu i shqetësuar lidhur me kredibilitetin e disa dëshmitarëve. Të njëjtat shqetësime i kishte edhe
shefi i atëhershëmë i Zyrës së Inteligjencës Kriminale të EULEX-it, Michael Rawlinson. Ai ma dha një raport të redaktar të EUOCI. Raporti iu referohej dëshmitarëve që ishin
kërcënuar ose stimuluar të jipnin dëshmi të rreme në rastet e krimeve të luftës. Të pandehurit në ato raste ishin politikanë të profilit të lartë”.

Sipas gjyqtarit britanik, të gjithë gjyqtarët e misionit ku shërbeu pasi i përfillën urdhrat për manipulime u avancuan në pozita të larta nëpër Evropë.

Madje gjyqtari Charles Smith aktualisht është gjyqtar edhe në Gjykatën Speciale, i cili thuhet se kishte urdhra të qartë t’i përfundonte rastet me dënime.

Simmons pret akoma një ftesë nga Kuvendi, ndërkohë që këtë qershor EULEX-it i është vazhduar mandati deri në 2023, ndonëse tash ka funksion vetëm këshillëdhënës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit