11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Bekim Jashari i shkon në shtëpi Hysni Gucatit, takohet me babin e tij

Rekomandime

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sot ka bërë një vizitë në familjen e Hysni Gucatit.

- Advertisement -

Jashari është takuar me babin e kryetarit të OVL-së së UÇK-së, për të cilin thotë se mbetet i fortë dhe krenar me luftën dhe sakrificën e djalit të tij Hysniut.

Jashari përmes një postimi në Facebook, thotë se, me babin e Hysniut biseduan për situatën në vend dhe për arrestimin e Gucatit dhe shokëve të tij.

Ai thotë se ndjehet krenar me Gucatin dhe luftëtarët e lirisë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe me drejtorë e asambleistë, vizituam familjen e Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, babain e tij bacën Avdullah, i cili pavarësisht sfidave që ka kaluar ende mbetet i fortë dhe krenar me luftën dhe sakrificën e djalit të tij Hysniut dhe shokëve të tij.

- Advertisement -

Biseduam rreth situatës në vend, arrestimit të Kryetarit Gucati dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe shprehëm bindjen tonë të thellë se edhe kësaj radhe luftëtarët e Lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës.

Krenar me kryetarin, Hysni Gucati dhe luftëtarët e Lirisë!

Besojmë në pafajësinë tende dhe luftën e drejtë të UÇK-së i nderuar Kryetar Gucati!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit