4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zviceranët blejnë aeroplanë të rinj Iuftarak, do të shpenzojnë 6 miliardë franga – bëhet fjalë për F35-A Lightning II

Rekomandime

Aeroplanët Iuftarakë të gjeneratës së pestë të kompanisë amerikane Lockheed Martin, F35-A Lightning II, janë vlerësuar si më të mirët për Zvicrën që po i blenë aeroplanët e rinj për forcat e saj ajrore, pavarësisht se përfundimisht nuk është marrë vendimi, ka njoftuar stacioni zviceran SRF duke u thirrur në tri burime të paemëruara.

- Advertisement -

Siç raporton Reuters, qeveria zvicerane do të duhej këtë muaj të vendosë nëse do t’i blejë Eurofighterat e Airbus, ata të Francës, Rafal, të Boeing – F/A-18 Super Hornett dhe ata të Lockheed – F35-Ai.

Shtetasit zviceranë në shtator të vitit të kaluar përmes referendumit kanë përkrahur planin e qeverisë për shpenzimin e 6 miliardë frangave zvicerane, që është rreth 6,53 miliardë dollarë – sa i përket blerësve të aeroplanëve të rinj Iuftarak.

Aeroplanët e rinj luftarak do ta zëvendësojnë flotën zvicerane prej 30 F/A-18 Hornett – me të cilët do të operojnë deri më 2030. Aeroplanët e rinj do të duhej të mbërrinin në destinacion deri në vitin 2025.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit