16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Portierja e ekipit të grave të Iranit e mohon se është burrë, pasi i mbrojti disa penallti

Rekomandime

Portierja e ekipit të grave të Iranit në futboll, Zohreh Koudaei, është zotuar se do ta padisë Federatën e Futbollit të Jordanisë, e cila e akuzoi atë se është burrë.

Koudaei i mbrojti dy penallti në fitoren me penallti 4:2 të Iranit ndaj Jordanisë më 25 shtator në Uzbekistan, me çka edhe i ndihmoi Iranit të kualifikohej për herë të parë në Kupën e Azisë për Gra.

- Advertisement -

Por pas ndeshjes, Federata e Futbollit e Jordanisë kërkoi që Koudaeit t’i bëhet testi për verifikimin e gjinisë.

Tani, 32-vjeçarja ka reaguar me dhembshuri: “Unë jam grua. Jordania po më bulizon”.

- Advertisement -

“Unë do ta padis Federatën e Jordanisë”, shtoi ajo.

Në letrën ankuese të 5 nëntorit, Federata e Jordanisë shkroi se ekipi i grave i Iranit “ka histori me probleme gjinore dhe doping”.

- Advertisement -

Menaxheri i Kombëtares së Iranit i mohoi akuzat, duke thënë se ekipi i Jordanisë, i cili ishte favorit i madh, po kërkonte arsyetime për disfatën e papritur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit