11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pajtohet qeveria, Kosova do të blejë 4 dronë nga Amerika

Rekomandime

Qeveria e Kosovës është pajtuar në parim për blerjen e katër dronëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Kërkesën për blerjen e dronëve e bëri ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vendimi për këtë mund të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Vendimi mund të merret në mbledhjen e ardhshme por që tani mund ta merrni zotimin e Qeverisë”, tha Murati.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri kërkesën për blerje të katër dronëve nga ShBA-të, në vlerë 14.6 milionë dollarë ose 11.9 milionë euro.

- Advertisement -

Ai tha mundësia e pagesës është në dy këste, ku kësti i parë duhet të paguhet prej 5.9 milionë euro.

“…Përmes analizës kemi parë të nevojshme blerjen e dronëve për rritjen e inteligjencës e vëzhgim… Ministria ka bërë kërkesë për blerje të dronit, ne kemi pranuar letrën e ofertës, ku kostoja për katër dronë është 14.6 milionë dollarë ose 11.9 milionë euro”, tha ministri.

- Advertisement -

Ai më tej sqaroi se “Pagesa e shumës mund të bëhet në dy këste, në 50 përqind të shumës duhet të bëhet në nënshkrimin e kontratës, pjesa tjetër duhet të bëhet deri në mars të 2022. Andaj kërkojmë që 4.5 milionë euro, sepse 1 milion euro mund t’i sigurojmë si ministri. Oferta nga SHBA-të vlen deri më 26 qershor”. /

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit