2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vjen nga fshati, por ministri Peci nuk e di se qershitë këputen pa gjethe

Rekomandime

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se ministri Faton Peci mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”, i organizuar me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore.

- Advertisement -

“Ministri Faton Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutet e qershisë u shpreh i kënaqur duke theksuar se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj, në mënyrë që të lehtësohet puna e tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në Facebook.

Më tej, thuhet se kultivuesit e falënderuan ministrin për vizitën dhe angazhimin e tij si dhe i thanë se kanë nevojë për mbështetje në këtë sektor.

Nga fotografitë e publikuara, shihet se ministri Peci e shfrytëzoi vizitën në pemishten me qershi edhe për t’i shijuar disa prej tyre. Ajo që bie në sy është se ministri, përpos ca qershive, në dorë kishte edhe gjethe.

- Advertisement -

Zakonisht, qershitë vilen pa gjethe, sepse këto të fundit nuk hahen dhe heqja e tyre nga trungu e dëmton pemën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit