“Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë ” – ishin disa nga fjalët e Kryeministrit Kurti në vitin 2020, ku përmes një postimi në Facebook tregonte se e liqeni i Ujmanit është pronë e Kosovës dhe si i tillë nuk mund të jetë asnjëherë i Serbisë.
Avdi Gjonbalaj, ekspert i Ujërave, ka thënë se toka ku është Ujmani është tokë e Kosovës pasi është e paguar nga Kosova.
Ai ka thënë se Serbia nuk ka të drejtë fare në Ujman.
“Toka është e Kosovës sepse toka është paguar, parallogaria ka qenë 1,300,000 dollarë, janë paguar 14,800,000 dollarë. Toka është e regjistruar në ndërmarrjen “Ibër Lepenc” në emër të tyre në kadastër. Prandaj është tokë e paguar, kufiri mbetet aty ku është dhe Serbia nuk ka të drejtë fare këtu. Është punë e përfunduar, është e ratifikuar kontrata ku Serbia është e dakorduar prej 72-tës”, ka thënë Gjonbalaj.
“14 milionë e 800 mijë dollarë i janë paguar Serbisë për tokën e Ujmanit!”VIDEO