11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Deklarimi i pasurisë: Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, mbi 300 mijë euro në kriptovaluta

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit i PDK-së, Memli Krasniqi, në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK),  posedon kriptovalut në vlerë mbi 300 mijë euro. 

- Advertisement -

Krasniqi ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme.

Sipas përllogaritjeve në bazë të kohës së deklarimit të pasurisë nga Krasniqi, shuma e përkthyer në euro e investimeve të Krasniqit në kriptovaluta kap shumën e mbi 300 mijë eurove.

Ndërkaq, në deklarimin e pasurisë të 3 viteve më parë ai kishte vetëm 31 mijë euro.

- Advertisement -

Ai po ashtu ka deklaruar mbi 12 mijë euro pasuri të luajtshme në bibliotekën personale të tij.

Deputeti i PDK-së, bazuar në formularin e dorëzuar pranë AKK-së, figuron të ketë 7 mijë e 500 euro kursime në institucione bankare.

- Advertisement -

7 mijë e 265 i ka deklaruar në një bankë komerciale në Kosovë, ndërkaq 378 euro të tjera në një bankë në Bullgari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit