3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish-ushtari i KFOR-it për interpretimin që i dha Grenell Betejës së Kosovës: Është histori e rreme

Rekomandime

Ish-ushtari i KFOR-it, njëherësh edhe profesori norvegjez, Kenneth Andresen, i ka reaguar Richard Grenellit, pasi ky u fundit kujtoi Betejën e Kosovës dhe “martirët e shenjtë serbë”.

Ish I Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar sot një përkujtim për Betejën e Kosovës ku Iuftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.

- Advertisement -

Grenell ka thënë se sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi”, shkroi Grenell.

“Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shtoi ai.

- Advertisement -

Por, Andresen, që poston vazhdimisht fotografi të vjetra që tregojnë histori të shqiptarëve, i ka reaguar Grenellit.

“Ky tweet është histori e rreme”, ka thënë ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit