12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Frashër Demaj e paralajmëroi për këtë gjë Kimete Berishën, vjen reagimi i opinionistit: Shembull i keq…

Rekomandime

Akademik Frashër Demaj në një intervistë ditë më parë paralajmëroi se do ta padisë opinionisten Kimete Berisha, për siç tha ai për linçim, që kjo e fundit i ka bërë përmes një shkrimi.

- Advertisement -

E, ndaj këtyre deklaratave të Demajt, ka reaguar opinionisti tjetër Adem Bytyçi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se Demaj nuk do të mund ta fitojë kontestin gjyqësor ndaj Kimete Berishës për linçim, si dhe e paralajmëroi akademikun se do të mbetet një shembull i keq i një përfaqësimi të padenjë i historisë së vërtetë të popullit të tij në një projekt ndërkombëtarë për botimin e historisë së popujve Ballkanik.

Ja reagimi i tij:

- Advertisement -

Për Akademik Frashër Demaj, me gjithë respektin për aktivitetin e tij shkencor në fushën e historisë nacionale shqiptare!

Akademik Frashër Demaj kërconi znj. Kimete Berishën ta padisë për një opinion të saj në Facebook për linçim, lidhur me pjesëmarrjen e Akademik Frashër Demoj në një Projekt të botimit të historisë së përbashkët të popujve të Ballkanit, në të cilat botime në 6 vëllime gruaja shqiptare paraqitet si bagëti, krahasur me gruan serbe e cila paraqitë si zonjë .

- Advertisement -

Z. akademik Frasher Demaj, përderisa nuk distancohet publikisht ndaj një projekti të tillë, i cili e ka deformuar historinë e vërtetë të popullit shqiptarë në të gjitha periudhat e zhvillimit të tij, dhe në të cilin Projekt ka marrë pjesë vetë si përfaqësues i historisë së shqiptarëve nga Kosova, jo vetëm që nuk mund ta fitojë kontestin gjyqësor ndaj znj. Kimete Berishës për linçim, por do të mbetet një shembull i keq i një përfaqësimi të pa denjë i historisë së vërtetë të popullit tij në një Projekt, ndërkombëtarë për botimin e historisë së popujve Ballkanik .

Edhe po të jetë e vërtetë se as një e dhënë që e paraqet historinë e deformuar të popullit shqiptarë në këto botime të kësaj historie, nuk është kontribut i tij ,por janë shkrime të historianëve serb dhe të tjerë , nuk e amniston pafajësinë e tij dhe të atyre tjerëve si ky, përderisa nuk distancohet publikisht dhe nuk e kundërshtojnë shkënctarisht se në këto botime është paraqitur historia, Kultura, dhe e kaluara shqiptare dhe e Kosovës ashtu siç nuk është në realitet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit