2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serbia e tronditur nga ky vendim i Hagës, ja nga çfarë po frikësohet Daçiqi

Rekomandime

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të akzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë Iuftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Sipas profesorit, Milazim Krasniqi, shteti serb ka mbetur i tronditur nga ky vendim i Hagës. Madje, ai përmendi edhe aku zën e Vuçiqit, për marrje të parave nga gjykatësit.

- Advertisement -

“Serbia duket e tronditur, pas dënimit të Stanishiqit e Simatoviqit në Hagë. Vuçiqi ka deklaruar se gjyqtarët kanë marrë para. Poashtu ka deklaruar në mënyrë ldiotike: “ Kjo është hakmarrje ndaj nesh, e cila po zbatohet, por nuk e di pse.” Daçiqi ka deklaruar se e di mirë që ata nuk kanë bërë asnjë krlm. (Daçiqi ka frikë për vete, sepse ka qenë zëdhënës i tyre.)”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë

Serbia duket e tronditur, pas dënimit të Stanishiqit e Simatoviqit në Hagë. Vuçiqi ka deklaruar se gjyqtarët kanë marrë para. Poashtu ka deklaruar në mënyrë ldiotike: “ Kjo është hakmarrje ndaj nesh, e cila po zbatohet, por nuk e di pse.” Daçiqi ka deklaruar se e di mirë që ata nuk kanë bërë asnjë krim. (Daçiqi ka frikë për vete, sepse ka qenë zëdhënës i tyre.) Vulini ka thënë se gjykohen serbët dhe Serbia. Koment: ajo që nuk kuptoj unë është heshtja e politikës dhe e medieve në Kosovë për këto gjykime. Pse? Sepse gjykimi i atyre krlmineIëve është gjykim i Serbisë, siç ka konstatuar gazeta “Gardian.”

- Advertisement -

Ne do të duhej ta shfrytëzonim këtë moment, për të denoncuar KRlMET serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe krimet e shumta të bandave terr.oriste të Stanishiqit e të Simatoviqit, e jo të heshtim. Vërtet nuk arrij të kuptoj çka ka ndodhë me ne, kur dihet se në vitet e okupimit kemi qenë më të guximshëm të denoncimin e KRlMEVE serbe, se sa që jemi sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit