9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

KQZ-ja i reagon Gjuriqit, ia kujton se të dielën votohet veç me dokumente të Republikës së Kosovës

Rekomandime

Zëdhënësi i KQZ-zë, Valmir Elezi ka reaguar ndaj deklaratës se Marko Gjuriq i cili ka akuzuar zyrtarët e Kosovës për diskriminim ndaj serbëve gjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve nga Kosova dhe të gjithë “atyre që e ndjejnë Serbinë si shtetin e tyre” që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, përkundër presionit dhe ndalesave nga pala shqiptare.

“Serbët ballafaqohen me diskriminim brutal, e mënyra e vetme ta mposhtim është sfida masovike. U bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që janë në listat e votuesve, pa marrë parasysh se çfarë dokumentacioni posedojnë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, deklaroi Gjuriq për “RTS”.

“Ata janë duke u munduar të na diskriminojnë e ne do t’i paraqesim në institucionet ndërkombëtare”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar zëdhënësi i KQZ-zë Valmir Elezin i cili ka ritheksuar se vendimi i KQZ-zë për të votuar me 6 tetor është shumë i qartë.

“Është shumë i qartë vendimi i KQZ-së: Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës: 1. Letërnjoftim i vlefshëm; 2. Pasaportë e vlefshme; 3. Dokument i vlefshëm i udhëtimit, dhe 4. Leje e vozitjes e vlefshme. Ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës“, ka thënë zëdhënësi i KQZ-zë Valmir Elezi./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit