11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Çifti që asnjëherë nuk e harroi Kosovën: Fakte që nuk i keni ditur për Bill dhe Hillary Clinton

Rekomandime

Hillary dhe Bill Clinton janë padyshim një nga çiftet më të njohura në sytë e publikut. Të dy kanë qenë së bashku për gati 50 vjet dhe kanë qenë të përfshirë në sferën politike për një kohë të gjatë, si në nivel shtetëror, ashtu edhe në nivel lokal.

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara u takuan në vitin 1971, ndërsa studionin së bashku në Shkollën Juridike të Yale-s. Takimi i parë i tyre ndodhi në bibliotekë.

Në Konventën Kombëtare Demokratike 2016, ish presidenti Clinton ndau historinë rreth takimit të parë me gruan e tij Hillary në Bibliotekën e Universitetit Yale duke thënë: “Ajo ishte plot forcë dhe vetëbesim, gjë ishte shumë magnetike”.

Një vit më vonë, ata punuan së bashku në fushatën presidenciale të George McGovern.

- Advertisement -

Në vitin 1973, Bill i propozoi për herë të parë Hillaryt në Ennerdale, Angli. U deshën disa përpjekje përpara se Hillary dhe Bill të lidheshin zyrtarisht. Sipas ABC, Bill i propozoi për për herë të parë Hillaryt në vitin 1973 në Ennerdale, Angli, por ajo fillimisht e refuzoi, sepse “kishte nevojë për kohë”. Menjëherë pas gjetjes së një shtëpie në Arkansas, Hillary pranoi propozimin e Bill.

Në vitin 1975, ata u martuan në një ceremoni të vogël me vetëm 15 mysafirë. Në vitin 1976 Bill u zgjodh në postin e tij të parë qeveritar në Arkansas. Suksesi i parë i Bill në politikë ishte me zgjedhjen e tij në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Arkansasit në vitin 1976. Emërimi dhe zgjedhja e tij erdhi pas një dështimi që ai pësoi për t’u zgjedhë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1974, shkruan CNN. Ai humbi në garë me republikanin, John Paul Hammerschmid. Më 1978 ai u bë guvernatori i dytë më i ri i Arkansasit.

- Advertisement -

Pas një periudhe dyvjeçare si Prokuror i Përgjithshëm, Clinton u zgjodh guvernator i Arkansasit në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Në atë kohë, ai ishte guvernatori më i ri në vend dhe guvernatori i dytë më i ri në historinë e Arkansasit.

Më 1980 çifti u bënë me fëmijën e tyre të parë dhe të vetëm, Chelsea Clinton.

Në vitin 1992, Bill u zgjodh President i 42-të i Shteteve të Bashkuara dhe Hillary u bë zonja e parë. Atë vit Bill u zgjodh president duke mundur republikanin George H.W. Bush. Ai u emërua president më 20 janar 1993. Në këtë post për një mandat të dytë u zgjodh në vitin 1996.

Në vitin 1998 shpërthyen lajmet për aferën e Bill Clinton me një nga punonjëset e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky. Më 17 gusht 1998, Bill Clinton pranoi se kishte pasur një aferë me Monica Lewinsky, atëherë 22 vjeçare.

Më 2009 Hillary u kthye në Shtëpinë e Bardhë si Sekretare e Shtetit për Presidentin e atëhershëm Barak Obama. Pas fitores historike të Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, Hillary Clinton u kthye në Shtëpinë e Bardhë pothuajse një dekadë pasi ajo e la atë, por këtë herë në një rol të ri. Obama caktoi Clinton si Sekretaren e Shtetit pas përpjekjes së saj të pasuksesshme për nominim si presidente nga ana e demokratëve.

Në vitin 2016 Hillari humbi zgjedhjet presidenciale, duke u mposhtur nga presidenti aktual Donald Trump.

Çifti aktualisht bëjnë një jetë të qetë me prezencë të vogël në media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit