12.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Vetëm 23 vjeç, flet 19 gjuhë dhe është duke përgatitur 9 punime diplome: Quajeni lirisht vajzë gjeni

Rekomandime

Baba është një 22-vjeçare nga Tuzla e cila jeton dhe studion në Vjenë, ndërkohë që veçantia e saj është se flet 18 gjuhë botërore.

- Advertisement -

Përveç kësaj është në proces të mësimit të gjuhës së 19-të, transmeton Reporteri.
Aktuakisht studion në tri fakultete: Fakulteti i Shkencave Politike, ku studion gjuhën ruse, çeke dhe sllovene dhe dhe atë të Studimeve Orientale, ku studion turqisht, arabisht dhe gjuhën persiane.

“Nuk jam shumë e sigurtë kur fillova të mësoj gjuhët. Si fëmijë shikoja shumë televizion dhe kështu njihesha me shumë fjalë nga gjuhë të ndryshme. Kjo mund të ketë qenë kur kur isha tre vjeç, megjithëse nuk mund ta përcaktoj momentin e saktë. Unë me të vërtetë kam qenë shumë e vogël, – thotë Matea që në fëmijërinë e hershme në të njëjtën kohë përvetësoi gjuhën angleze dhe atë spanjolle.

“Anglishtja dhe spanjishtja janë gjuhët e para që i kam përvetësuar dhe në të njëjtën kohë i kam mësuar. Kam mësuar gjuhën spanjolle nëpërmjet televizionit dhe anglishten e kam mësuar edhe në shkollë, përveç televizionit. Isha vetëm 6 vjeç, por para kësaj unë tashmë flisja anglisht. Në shkollën e gjuhëve të huaja, gjithmonë kisha shumë monotoni. Ndiqja mësimet me rregull dy ose tre muaj, dhe pastaj kam i lusja prindërit të më lejonin që mësuesja të më mbante orë private”, kujton kjo vajzë e talentuar.

- Advertisement -

“Gjuha më e vështirë që kam mësuar ndonjëherë është ajo irlandeze. Aktualisht jam duke e studiuar atë, që është gjuha ime e nëntëmbëdhjetë. Kjo është gjuha e parë keltike që po e has. Shumë njerëz mendojnë se është e ngjashme me gjuhën angleze, por nuk kanë të bëjnë aspak me njëra-tjetrin. E studiova për disa muaj dhe gjeta vetëm dy fjalë në anglisht. Njëra është “tea”, që do të thotë çaj dhe fjala e dytë është ”car”, që do të thotë veturë. Këto dy gjuhë nuk kanë të bëjnë fare me njëra-tjetrën”, thotë ajo derisa shton se gjuha turke i është dukur gjuha e dytë më e vështirë.

“Unë flas boshnjakisht, kroatisht dhe serbisht si një gjuhë të vetme”, thotë ajo. Në fund të bisedës e pyetur se a mund të mësojnë të gjithë njerëzit kaq shumë gjuhë, ajo përgjigjet:

- Advertisement -

“Nuk jam e sigurt. Mendoj se për disa gjëra megjithatë nevojitet talenti. Por talenti që nuk e keni zbuluar ende nuk do të thotë asgjë. Po kështu, gjithë talenti, nëse nuk ka dëshirë dhe vullnet, është i kotë. Unë do të thoja se në jetë gjithçka është e mundur, nëse vërtet doni dhe përpiqeni ta bëni atë. Dhe në qoftë se doni të mësoni 19 gjuhë, mendoj se është e rëndësishme që të filloni që nga koha e fëmijërisë. Unë ashtu fillova dhe ia arrita”, thotë kjo grua fantastike e cila beson thellë se bota do të ishte një vend më i mirë nëse të gjithë njerëzit shpërfaqin talentet dhe bëjnë atë që u pëlqen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit