8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kush kë e sfidon në Facebook? Cili nga liderët kosovarë është më i ndjekuri, e më i pëlqyeri!

Rekomandime

Platformat teknologjike dhe zhvillimi i tyre ka marrë vëmendjen e gjithë botës.

- Advertisement -

Madje edhe vetë politikanët dhe liderët botërore zgjedhin që të komunikojnë përmes rrjeteve sociale, duke mos hezituar që shpesh herë të tregojnë edhe detaje nga jeta e tyre personale përmes publikimit të fotografive apo video-ve në platformat teknologjike.

Rrjeteve sociale si dhe përdorimit të shumtë të tyre nuk u kanë ikur as emrat më të përfolur në Kosovë, sa i përket politikës dhe udhëheqjes shtetërore.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli mban primatin për numrin e ndjekësve në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Pacolli ka gjithsej 504 mijë e 187 njerëz të cilët ndjekin atë dhe publikimet e tij.

I njëjti ka numër të madh të pëlqime, të cilat në të shumtën e rasteve arrijnë deri në 15 mijë, apo edhe më tepër.

- Advertisement -

Sa i përket numrit të pëlqimeve në faqet e tyre në Facebook mirë qëndron edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

Faqja e tij në Facebook ka gjithsej 335 mijë e 888 pëlqime.

Varësisht nga ajo çfarë poston, por publikimet e Thaçit thuajse asnjëherë nuk kanë më pak se 1 mijë pëlqime.

Presidenti i Kosovës është më shumë aktiv në publikimin e fotografive të përcjellura me ndonjë shkrim të shkurtër, por që duhet përmendur fakti se ai është mjaftë i fokusuar edhe në Twitter si një prej platformave sociale më të përdorura edhe nga të huajt.

Ngritje të numrit të pëlqimeve këtë vit pati mjaftë shumë edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Edhe pse së fundi iu bë një gabim mjaftë i komentuar në njërin prej publikimeve të tij, faqja e tij në rrjetin social Facebook ka 233 mijë e 922 pëlqime.

Pavarësisht numrit të madh të pëlqimeve që ka kjo faqe, numri i atyre që merr në publikime tek faqja e Haradinajt është me i ulët.

Madje ka postime të tij që marrin vetëm qindra ‘LIKE’, gjë që rrallë herë ndodhë tek ndonjë kryeministër tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit