-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Fiton lobi serb: Kryetarja e Çikagos shpall festë zyrtare Vidovdanin

Rekomandime

Kryetarja e Chicagos, Lori Elain Lightfoot, e cila i përket Partisë Demokratike të presidentit Joe Biden, ka marrë një vendim të çuditshëm, duke e shpallur 28 qershorin “Dita e Vidovdanit” në qytetin e Chicagos.

- Advertisement -

Lightfoot e cila është demokrate dhe me profesion është juriste, drejton qytetin e Chicagos. Ajo ka befasuar me vendimin që në këtë shtet data 28 qershor të shpallët “Dita e Vidovdanit”.

Lightfoot ka shkruar se Chicago ka njërin prej komuniteteve më të mëdha serb, duke thënë se janë të entuziazmuar të përkrahim këtë festë të rëndësishme.

“Vidovdani kremton rezistencën dhe qëndrueshmërinë e një populli të mposhtur, i cili synon lirinë, dinjitetin dhe barazinë – ideale këto universale, të cilat na inspirojnë deri më sot”, ka thënë Lightfoot.

- Advertisement -

Edhe pse në Amerikë ka shumë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë atje, siç duket lobi i tyre është dobësuar dukshëm në vendimmarrjen e lidershipit atje.

Ky vendim nga demokratja vjen nga ndikimi i i madh i lobusve serb që veprojnë dhe jetojnë në ketë qytet dhe në Amerikë

- Advertisement -

Duhet theksuar, se edhe ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-​Serbi, Richard Grenell, ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Kosovës, duke theksuar se “sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit”.

“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, filloi beteja kundër osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për princin e shenjtë Llazarin dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai më tej.

Ndryshe, historia serbe, ‘Ditën e Shën Vidit’ e sheh të pandarë me Betejën e Kosovës, betejë kjo e zhvilluar para 631 vjetësh, si dhe e njeh atë si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht se forcat ballkanike e kishin humbur atë nga forcat e Perandorisë Osmane, duke humbur princin serb Lazar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit