Albin Kurti arrin në Forumin e Prespës, i shoqëruar nga burri i Osmanit, Prindon Sadriu

0
123

Albin Kurti arrin në Forumin e Prespës, i shoqëruar nga burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, shkruan Gazeta Metro.

Kurti do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ai do të jetë bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.

Forumi i Prespës, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar vendet, udhëheqësit, organizatat dhe qytetarët e Ballkanit Perendimor, të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet.

Dje, në këtë forum, ka marrë pjesë edhe Donika Gërvalla Schwarz, kryediplomatja e Kosovës.