15.6 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Edhe pse të vaksinuar me dy doza, po humbin jetën nga varianti Delta i COVID-19

Rekomandime

Sipas një studimi, 29% e 42 personave që kanë humbur jetën nga varianti Delta, ishin vaksinuar me të dyja dozat. Me 25 qershor, kjo shifër u rrit në 43% (50 nga 117).

- Advertisement -

Por për shkencëtarët mund të jetë shqetësues fakti që shumica e njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të variantit Delta (B.1.617.2) ishin vaksinuar kundër Covid.

A do të thotë kjo se vaksinat nuk janë efektive?

Efektiviteti i vaksinës ndryshon në varësi të moshës dhe vaksinave. Vaksinat nuk janë perfekte. PHE ka theksuar se vaksina me dy doza është 94% efektive kundër shtrimit në spital për shkak të variantit Delta.

- Advertisement -

Por rreziku i vdekjes nga Covid-19 varet më shumë nga mosha : përgjysmohet për çdo hendek të moshës nga gjashtë deri në shtatë vjeç. Kjo do të thotë që dikush i moshës 80 vjeç i cili është plotësisht i vaksinuar është njësoj i rrezikuar si 50 vjeçar i cili nuk është vaksinuar kundër Covid.

Sipas raportit të PHE, gjithashtu gati një e treta e vdekjeve nga varianti Delta janë persona të pavaksinuar mbi 50 vjeç, gjë që mund të jetë befasuese duke pasur parasysh fushatën e vaksinimit; për shembull, sipas OpenSAFELY më shumë se 93% midis moshës 65-69 janë vaksinuar kundër Covid-19.

- Advertisement -

Por ka norma më të ulëta në zonat e privuara dhe për disa etni dhe komunitete që nuk kanë mundësi të vaksinohen. Kjo ka rritur numrin e viktimave. Fushata e vaksinimit dhe efektiviteti janë të dhëna të rëndësishme për vlerësimin e programeve të vaksinimit.

Do të ishte më mirë të vlerësonim analizat nga analistët, sesa të dhënat nga mediat sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit