18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Me kaq vite burg mund të dënohet kryetari i Kllokotit

Rekomandime

Kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, i është ngritur aktakuzë për veprën penale të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve që lidhet me lidhet me zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Aktakuzën e ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se Kryetari i Kllokotit ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër Dejanoviq për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dënimi për veprën penale të bazuar në nenin 210 të Kodit Penal parashihet nga 1 deri në 5 vite burgim.

Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike dhe profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg.

- Advertisement -

Bozhidar Dejanoviq ishte arrestuar nën dyshimin se ka ndikuar tek punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarë të tjerë për të votuar në një mënyrë të caktuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit