11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Hovenier ambasador në Kosovë, Biden ‘po i përvjel mëngët’ për ta përmbyllur dialogun me Serbinë

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar ambasadorin e ri të SHBA’së në Kosovë, e cili do të jetë Jeff Hovenier. Kjo është konfirmuar më një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë, derisa Hovenier është uruar edhe nga ambasadori aktual në Kosovë, Philipp Kosnett.

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

- Advertisement -

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

E kjo po vlerësohet në publik si intensifikim i angazhimit të administratë Biden për mbylljen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Analisti Fitim Salihu në një prononcim për Gazeta Metro ka thënë se emërimi i Jeff Hovenier është mesazh i qartë për Kosovën dhe për kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Tutje ai tha se Hovenier ka qenë pjesë e të gjitha proceseve negociatore historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe atij nuk i mungon mbamendja politike për raportet speciale Kosovë – SHBA.

“Emërimi i Jeff Hovenier është mesazh i qartë për Kosovën dhe kryeministrin Kurti. Hovenier ka qenë pjesë e të gjitha proceseve negociatore historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Si i tillë, në dallim prej shumë zyrtarëve amerikanë kohëve të fundit, atij nuk i mungon mbamendja politike për raportet speciale Kosovë – SHBA.”, tha Salihu.

- Advertisement -

Tutje, analisti Salihu ka thënë ky është një indikacion se administrata Biden e ka marrë seriozisht finalizimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

“Se dyti, duke qenë me një bagazh të tillë nga proceset negociatore të Kosovës, emërimi i Hovenier është indikacion se administrata Biden e ka marrë seriozisht finalizimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Salihu për Gazeta Metro.

Një gjë të tillë lidhur me emërimin e Hovenier e ka thënë edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Ai tha se Biden po tregon që marrëveshja finale do të ndodh.

“Me emërimin e Ambasadorit të ri amerikan në fund të këtij viti, Biden po na tregon së marrëveshja finale do të ndodh. Pranvera ose Vjeshta e 2022 lehtësisht mund të kurorëzohet me marrëveshje. Fillim-viti 2023 lehtësisht mund ta gjejë Kosovën anëtare të OKB’së”, tha Miftaraj.

Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ky është një tregues se fokusi i SHBA’ve në vijim do të jetë dialogu, duke marrë parasysh se Hovenier e njeh mirë Ballkanin e Kosovën.

“Sot Biden ka propozuar Jeff Hovenier për Ambasador të ShBA në Kosovë. Hovenier përveç që njeh mirë Ballkanin e Kosovën ka qenë edhe pjesë e ekipit të Ahtisaarit gjatë negociatave. Do të thotë që fokusi i ShBAve në vijim do të jetë dialogu!”, shkroAhmeti.

Por, kush është Jeff Hovenier?

Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Hovenier aktualisht është zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Nominimi i tij duhet të konfirmohet nga ana e Senatit amerikan.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.

Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndësonte, ambasadorin e tanishëm, Philip Kosnett.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit