19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Alarmohet Spanja: Kosova po na kërcënon

Rekomandime

Gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë i ka propozuar Federatës së Futbollit një protokoll skandaloz për organizimin e ndeshjes me Kosovën, që i takon kualifikimeve për botërorin ‘Katar 2022’ ndaj Kosovës.

FFK ka reaguar menjëherë dhe ka thënë se nuk do të pranojë të luaj në asnjë rrethanë nëse nuk cilësohemi si kombëtaret tjera të pranuara në FIFA dhe UEFA.

- Advertisement -

Këtë reagim të Federatës së Kosovës e ka quajtur “kërcënim” njëra nga gazetat më të njohura spanjolle “AS”.

Federata e Kosovës ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër Federatës Spanjolle të Futbollit në të cilën kërcënon të mos luajë ndeshjet kualifikuese për Kupën Botërore të Katarit.

Çështja vjen si rezultat i një cicërimë të botuar nga llogaria zyrtare e Kombëtares në të cilën ata i referohen Kosovës si “territori i Kosovës”, në prezantimin e ndeshjes që parashikohet të luhet më 31 në Sevillë”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e AS.

- Advertisement -

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit