Albin Kurtit i vjen mbështetja e madhe nga ish-kryeministri britanik

0
216
Albin Kurti dhe Gordon Brown

Kurti përmes një cicërime në Twitter ka treguar se Gordon Brown e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown.

Kurti përmes një cicërime në Twitter ka treguar se Gordon Brown e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sot fola me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, i cili na uroi për fitoren tonë dhe ofroi mbështetje për planet tona në ekonomi, zhvillim, rritje të vendeve të punës, mjedisin & anti-Covid”, ka njoftuar Kurti.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 49.95%.