9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Ka gjashtë vëllezër në Diasporë, por jeton duke mbledhur kanaqe”

Rekomandime

“Ka gjashtë vëllezër në Diasporë, por jeton duke mbledhur kanaqe”

- Advertisement -

Një qytetar në proflin e tij në Facebook, ka treguar një ngjarje prekëse për një qytetar tjetër nga komuna e Fushë Kosovës, i cili edhe pse ka 6 vëllezër në Diasporë, jeton në varfëri.

Sipas tij, personi Shahin Bullaku jeton në kushtet të rënda ekonomike dhe se çdo ditë detyrohet të mbledhë gjërat të vjetruara për t’i shitur.

“Personazhi i kësaj skice, në vetën e tretë është real. Ai është Shahin Bullaku nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovës. Çdo mëngjes në orën 7:00 niset nga shtëpia e tij. Shtëpi i thënçin, ngase nuk ka as ujë, as internet, as shporetë për gatim, as kanalizim. Jeton në shekullin e 21, por asgjë nuk ka nga shekulli i 21! As s’ka TV, as radio, as kompjuterë, as laptop, as internet. Ai e ka një karrocë me të cilën bënë rrugëtim çdo ditë . Në orën 7 niset nga shtëpia për të mbledhur kanaqe nëpër rrugët e Kosovës e në mbrëmje rreth orës 19:00, i dërgon për t’i shitur kanaqet në fshatin Harilaç.”

- Advertisement -

“As edhe 6 vëllezërit që i ka në mërgim,(dy në Amerikë, dy në Luksemburg , një në Itali dhe një në Gjermani), nuk e ndihmojnë, bile as që e thirrin në telefon.”, thuhet nër të tjera në shkrimin e këtij qytetari.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Skicë për portret

6 VËLLEZËR NË MËRGIM, E JETON DUKE MBLEDHUR KANAQE !!!

Personazhi i kësaj skice, në vetën e tretë është real. Ai është Shahin Bullaku nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovës. Çdo mëngjes në orën 7:00 niset nga shtëpia e tij. Shtëpi i thënçin, ngase nuk ka as ujë, as internet, as shporetë për gatim, as kanalizim. Jeton në shekullin e 21, por asgjë nuk ka nga shekulli i 21! As s’ka TV, as radio, as kompjuterë, as laptop, as internet. Ai e ka një karrocë me të cilën bënë rrugëtim çdo ditë . Në orën 7 niset nga shtëpia për të mbledhur kanaqe nëpër rrugët e Kosovës e në mbrëmje rreth orës 19:00, i dërgon për t’i shitur kanaqet në fshatin Harilaç. Nga kjo shitje i fiton 5 euro e ndonjëherë, kur ka fatin e mire e mbledh kanaqe më shumë (kupto kur është vapë e shpenzojnë qytetarët më shumë pije) i merr edhe 6 euro. Gëzimi i tij shihet në fytyrë, kur merr 6 euro dhe shkon rrugës duke i numëruar nga dy e tri herë. Përpos karrocës, Shahini ka edhe një djalë nga martesa që kishte, e që për shkak të kushteve të vështira, gruaja s’e përballoi dot këtë katandisje. Shahinin në verë e dimër, në acar e në vapë, në shi e në dëborë, në furtunë e në diellin përvëlues, çdo ditë e shihni në orën 7 rrugëve që shpien te restoranet e Pishave të Sllatinës. Në të përpjetën e rrugës e shtyen karrocën fare lehtë. Është i menqur, por skamja e ka katandisur. Afrohet në kontenierat e mbeturinave i merr një e nga një kanaqet dhe fytyra i qeshet kur sheh plot kanaqe. I ngarkon në thasë dhe një buzëqeshje e lehte ia përshkon fytyrën, e në vete mendon: a thua do t’i marrë sot: 6 apo 5 euro nga grumbullimi ? Sapo i sheh njerëzit duke ecur shtigjeve të pishave, don me i përshëndet nga mirësjellja, por e din se të rrallë janë njerëzit që e përshëndesin. Ky nuk është djali i Fatmir Limajt, as i Ramushit, as i Hashimit, as i Kadriut që të vrapojnë njerëzit për të bërë foto me te, ky është një njeri që jeton nga djersa e vet. As edhe 6 vëllezërit që i ka në mërgim,(dy në Amerikë, dy në Luksemburg , një në Itali dhe një në Gjermani), nuk e ndihmojnë, bile as që e thirrin në telefon. Po, po Shahini e ka një telefon të thjeshtë 049206262 për të folur me djalin e vet që është 16 vjeçar e që kujdeset për gjyshen (nënën e Shahinit) në Fushë-Kosovë. Pra, djali i jeton në shtëpinë e vëllezërve, sepse këtu në shtëpinë e Shahinit, jeta është si në shekullin e 13-të. Vëllezërit asnjëherë nuk e ndihmojnë. As nuk e thërrasin. As nuk vijnë për ta vizituar kur kthehen ndonjëherë (shumë rrallë vijnë) në Kosovë. Ngryset e bie në mbrëmje i vetëm. Për çdo ditë i njejti refren i punës së tij. Jeta vazhdon për të tjerët, e për Shahinin sikur ka ngelur në shekuj mbrapa. Ka vite që është edhe pa grua. Ushqehet nga mëshira e atyre që kanë zemër për t’i dhuruar ndonjë euro, por më shumë e shkon jetën pa ngrën. E, Shahini lexon çkado që i bie në dorë. Një mjek i kishte propozuar, mbase je verë e dimër, vjeshtë e pranverë jasht e të rrah era e fortuna, në vapë e në acar, është mirë që në mbrëmje të pish ndonjë birrë për shkak të veshkëve, pastrimit e ftohjes. Dhe, po, thotë Shahini- në mbrëmje e pi nga një birrë , kur ia paguan ndonjë zemërmirë. Dhe shih për këtë, vëllezërit paskan hapur fjalë, se nuk e ndihmojmë nga se po i shpenzuaka në birra!!!

– Le , që s’më ndihmojnë , por edhe më etiketojnë. E, me se të pi unë birra? Ku kam para unë për birra?- shprehet me lot në sy….

Sa keq ndjehet njeriu nga injorantët e tillë vëllezër, apo kushdo që e etiketon si të tillë. Në mos paç zemër e mëshirë për ta ndihmuar, mos e përgojo. Se, edhe Shahini ka shpirt, ka nevojë edhe për një pije. I tillë është Shahini në shekullin 21. Në mëngjes e takoni te kontenierat e restoraneve në Sllatinë. Në mbrëmje e gjeni duke shitur kanaqet në Harilaç. Rrugëtimi i përditshëm mbi 26 km. Dëshiron të flas për ndonjë TV, të rrëfej për jetën, vuajtjet e hallet e tij. Është edhe human. Ai, thotë se nuk ka kërkuar ndihmë nga Halili, sepse jam i fortë ende dhe punoj. Le t’u jap atyre që s’kanë takat me punue. Shahini i ka 59 vjet. Por, në fytyrë duket sikur t’i kishte të 70-tat. Nuk i ka rënë as koronavirusi, as që ka bajtur maskë në fytyrë, as nuk është vaksionuar.

– Më ndihmon nganjëherë kryetari Burim Berisha- dhe hyn në politikë. Burimi ka fituar gjithmonë në zgjedhje, por kësaj rradhe do ta ketë më vështirë, edhe pse do të fitoj. Ashtu siç e kam unë të vështirë ta fitoj ndonjë euro, ashtu edhe Burimi kësaj rradhe duhet të vrapoj shumë, ndoshta më shumë se sa unë- thotë Shahini dhe fytyrën ia përshkon nje qeshje e lehtë.

Një portret për film dokumentar për regjisorin Dibran Fyllin. E, pse jo, pse të mos jetë edhe ky personazh, se si jetohet në shekullin e 21. Ndoshta me këtë film Dibrani do ta fitoj një çmim, Çmimin e ndërgjegjjes kombëtare, t’u trokas atyre që s’kanë mëshirë për qytetarët e vet…. Sot, e diel, kaffen e mëngjesit e piva bashkë me Shahinin dhe hallet e jetës së tij. Nesër s’e di a do ta takojmë sërish Shahinin. Mbase….

Fushe- Kosove 4 korrik 2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit