12.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Pse mbeti mister vdekja e Rrahman Morinës sipas Halil Matoshit?

Rekomandime

Mbrëmë në televizionin publik të Kosovës janë publikuar për herë të parë pamjet e një prej ngjarjeve më misterioze të viteve 90’të në Kosovë – vdekjes së Rrahman Morinës, ish zyrtarit të lartë krahinor që u bë bashkëpunëtor i Serbisë. Ka 30 vjet që spekulohet për këtë rast, pas shumë shpesh thuhej se Morina është vrarë me revole, helmuar apo ndonjë konspiracion tjetër.

Sido që të jetë, pamjet e publikuara ku Morina në ditën e 15 tetorit 1990 shihet duke dhënë shpirt, hedhin dritë dhe pothuajse i japin vulë të vërtetës për vdekjen e tij.

- Advertisement -

Për të biseduar rreth kësaj çështjeve media ka kontaktuar me gazetarin shumëvjeçar Halil Matoshi i cili ka treguar se pse sipas tij janë krijuar teoritë konspirative rreth vdekjes së tij.

Matoshi thotë se arsye që gjithçka kishte mbetur e mjegulluar është fakti që mediat në gjuhën shqipe ishin mbyllur atë kohë nga masat e dhunshme të Beogradit.

Sistemi i burimeve të informimit në atë kohë ishte i mbyllur, për ne gazetarët shqiptarë ishte dyfish i mbyllur, pra askush me saktësi nuk ka ditur se çfarë ndodhi me të, në mbledhjen ku Lidhja e Komunistëve të Kosovës po transformohej në Partinë Socialiste të Miloševië’it, si artikuluese e fashizmit gjithserb,” thotë Matoshi.

- Advertisement -

Ai thekson se regjimit në Beograd nuk i konvenonte vrasja e Morinës dhe se ai ka vdekur nga sulmi në zemër.

Mirëpo duket se nuk ishte në interesin e kreut serb helmimi ose vrasja e tij, porse Rrahmani i gjallë i bashkuar me idenë serbe të mposhtjes së kryengritjes politike të Kosovës, ishte interes madhor serb.

- Advertisement -

Mirëpo, ashiqare ai vdiq nga ataku kardiak, duke mos mund ta menaxhonte presionin e dyfishtë si dhe ndërgjegjen e tij të rënduar, sepse derisa ai punonte me njerëzit e Miloševië-it, në Kosovë njerëzit arrestoheshin me arbitraritet, torturoheshin e vriteshin për të vetmen arsye se ishin shqiptarë. Së këndejmi, Morina ishte ndër përgjegjësit e fashizmit konsensual serb,” thekson ai.

Të hënën televizioni publik ka transmetuar një video të paparë më herët ku shihet Rrahman Morina, që rrëshqet nga ulësja e tij dhe bie poshtë.

Media një maj të vitit 2016 kishte realizuar një dokumentar të titulluar “Tradhtari i Madh”, në të cilin kishin folur zyrtarë të saj kohe të partisë komuniste dhe familjarë të Rrahman Morinës. Vetë akterët e asaj kohe kanë dilema rreth rolit të tij dhe nëse ai kishte shkuar rrugës së tradhtisë kombëtare.

Morina kishte filluar karrierën e tij si efektiv policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës.

Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47-vjeçare, në Prishtinë, gjatë mbledhjes ku po themelohej Partia Socialiste e Miloshoeviqt Ai ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia.

Se nuk ka vdekur për flamurin kuq e zi, sic është thënë një kohë të gjatë në opinioin publik të Kosovës, Matoshi se ka asnjë dilemë .

Rrahman Morina ka qenë pjesë e policisë dhe politikës serbe në Kosovë, ai ishte angazhuar në fushatën kundër shqiptarëve me të gjitha kapacitetet. Politikisht injorant, por i veshur me fuqi, si duket i ingranuar në shërbimet e milicive sekrete serbe (UDB e KOS), punoi për idenë serbe për suprimimin e autonomisë së Kosovës” ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit