1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ministria e Shëndetësisë publikon masat e reja për shtetasit e huaj, këto janë rastet e reja me covid19

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa masa të reja në lidhje me qytetarët që vinë nga shtete tjera në Kosovë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

MSH ka publikuar listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë.

Nga kjo ministri kanë thënë se qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazé të parimit të reciprocitetit.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Qytetarë të nderuar,

Më poshtë mund të gjeni listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe Vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth hyrjeve dhe daljeve nga Kosova.

- Advertisement -

(Kjo listë do të përditësohet çdo dy javë)

Per me shume lexoni vendimin e Qeverise per masat: https://msh.rks-gov.net/…/Masat-e-reja-anti-COVID-19-23…

2. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazé të parimit të reciprocitetit.

3. Nga pika 2. përjashtohen:

3.1. Qytetarët e huaj, të cilét hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare, tokésore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orésh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokéëore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojnë Kosovën brenda tre (3) orésh;

3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozités), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nénshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare.

Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar 1 viktimë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa janë shëruar 8 persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.

Ndërsa, janë raportuar edhe 2 mijë e 262 viktima.

105 mijë e 405 persona janë shëruar nga ky virus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 07 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit