11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Këngëtarët dhe klubet e natës organizojnë protestë ndaj Qeverisë

Rekomandime

Klubet e natës bashkë me disa nga këngëtarët e estradës do të protestojnë ndaj Qeverisë. Protesta do të mbahet më 14 korrik në sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga ora 20:00, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në këtë protestë me moton “Qeveri – let us dance”, këngëtarët gjithashtu do të performojnë.

Në postimin e publikuar në Facebook, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se Qeveria e ka harruar këtë sektor.

“Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

EVENT / PROTESTË
“QEVERI – LET US DANCE”

- Advertisement -

Të gjitha Klubet e Natës në Kosovë së bashku me estradën, njëzëri kemi vendosur të organizojmë Protestën/Eventin “QEVERI – LET US DANCE” si shenjë pakënaqësie nga harresa e Qeverisë për sektorin tonë.

Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë.

Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!

Kjo event do të organizohet me datë 14 Korrik, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:00. Estrada jonë do të kujdeset për ti dhënë tinguj kësaj proteste me muzikë, duke performuar artistët si:

CAPITAL T,
DAFINA ZEQIRI,
ERMAL FEJZULLAHU,
KIDA,
LEDRI VULA,
LUMI B,
MAJK,
TAYNA,
YLL LIMANI,
DJ BANZ,
DJ DAGZ,
DJ PM.

“QEVERI – KTHEJA NATËS JETËN!”

Shënim: Ky aktivitet është inspiruar nga protestat që janë duke u mbajtur në UK, me moton: LET US DANCE!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit