10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdes i riu që u pIagos mbrëmë në Klinë

Rekomandime

Mbrëmë në Klinë u pIagos rëndë një i ri nga fshati Rixhevë i Klinës.

- Advertisement -

Fatkeqësisht V. Balaj, nuk ka arritur t’i bëjë ballë pIagëve të mëdha dhe ka vdekur.

Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po ka vdekur rreth orës 02:15 gjatë natës, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Policia e Kosovës mbrëmë ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot (mbrëmë) rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një pIagosje. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit