14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Shi e breshër i madh në Gjakovë

Rekomandime

Në Gjakovë kanë filluar reshjet e mëdha të shiut e breshërit.

Reshjet e shiut vijnë pas temperaturave përvëluese që kanë mbizotëruar vendin këto ditë.

- Advertisement -

Media ka arritur të sigurojë pamje nga momenti i reshjeve të shiut e breshërit në Gjakovë, derisa nuk është mësuar ende nëse është shkaktuar ndonjë dëm material.

VIDEO

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

- Advertisement -

“Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, u tha në njoftimin e IHMK’së të lëshuar të premten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit