13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gruaja përpin unazën e fejesës derisa ishte në gjumë (FOTO)

Rekomandime

Një grua në San Diego, përpiu unazën e saj të fejesës.

Kur ajo u zgjua nga gjumi, kuptoi që unaza nuk ishte në gisht se kishte një problem të madh, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Jenna Evans ndau historinë e saj në Facebook. Sipas saj, ajo gëlltiti unazën në ëndërr. Ajo ndau një foto të rëntgenit duke shkruar: “Unë vërtetë e kam tejkaluar veten këtë herë. Gëlltita unazën time të fejesës në gjumë, por si? Nuk e di, por e bëra”.

Në një postim tjetër, ajo shpjegoi më mirë situatën, duke shkruar: “Të mërkurën në mëngjes, kuptova që unaza ime nuk ishte në gisht dhe duhej ta zgjoja Bob Howell për t’i thënë që e kam gëlltitur. Nuk mendoj se ai më besoj menjëherë. Ne qeshëm shumë për rreth një orë e gjysmë, derisa kemi qarë. Fëmijët bëjnë këtë më shpesh por është e rrallë tek të rriturit”.

Evans dhe i fejuari i saj shkruan në urgjencë për ta bërë një rëntgen. Ajo pretendon se kur mjekët zbuluan unazën, u tronditën.

- Advertisement -

“Unë po i ndjeja më pas zorrët e mija. Po fillonte të më dëmtonte dhe të më nervozonte. Mjekët vendosën një endoskopi dhe më thanë: ‘mos u shqetëso, nuk është diçka e madhe, por nënshkruaj këtë dokument në rast se vdes’.

Sipas postimit të saj, mjekët nxorën unazën thjesht dhe mirë, por ia kthyen të fejuarit dhe jo asaj.

- Advertisement -

“Bobby më në fund më dha unazën time në mëngjes. Unë premtova të mos e gëlltisja përsëri. Ne sërish po martohemi dhe gjithçka është në rregull”, shkroi ajo, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit