9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës, babai i Memli Krasniqit zbulon arsyjen

Rekomandime

Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve po konsiderohen të mira.

- Advertisement -

Takimet e kryeministrit Albin Kurti në Athinë po vlerësohen pozitive në mënyrë që ky shtet të njohë Kosovën. Njohës të rrethanave politike dhe ndërkombëtare derisa kanë komentuar këto takime, kanë ven theksin në atë se shumë shpejt mund të ndodhë njohja. Madje, sipas tyre Greqia tashmë po bën përpjekje për të ndryshuar rolin e saj në Ballkan.

Është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën. Megjithatë, ka zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë.

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, i cili është edhe babai i kryetarit të sapizgjedhur të PDK’së, Memli Krasniqi, konsideron se Greqia po tenton të marrë një rol të ri në Ballkan. Derisa ka komentuar takimet e Kurtit në Greqi, thotë se këto janë në interes për vendin.

- Advertisement -

“Takimet e të gjitha niveleve dhe formateve, gjithmonë mund të shfrytëzohen për afirmimin e shtetit tonë. Edhe takimet në Athinë që janë të nivelit të lartë realisht për vet faktin që zotëri Kurti është pritur edhe nga kryeministri i Greqisë janë në këtë vazhdë dhe me siguri që janë edhe në kuadër të një ndryshimi latent që po vërehet në politikën greke për Kosovën. Me të vërtetë ndryshimi ka ardhur edhe si rrjedhojë e një marrëveshje strategjike që ka nënshkruar Greqia me ShBA-të në kohën e ministrit Pompeu.

Sipas tyre, Greqia do të duhej të merrte një rol të liderit në Ballkan, si një kundër peshë mbase edhe për Turqinë e kështu me radhë. Greqia po bën një përpjekje të merr këtë rol. Me siguri që edhe këto aktivitete janë edhe në kuadër të kësaj përpjekje për të ri-dimensionuar rolin e saj”, thotë Krasniqi.

- Advertisement -

Profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri thotë se ekziston një mundësi e madhe që Greqia së shpejti ta njohë Kosovën.

“Greqia ka një kohë që ka dhënë disa sinjale pozitive ne raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkaq nga pesë shtetet qe nuk e njohin Kosovën nga BE-ja, shteti Helen ka qenë më i hapuri dhe pozitivi. Greqia ka lidhje historike me Serbinë për shumë arsyeje, ku vlen t’i përmendim ato historike. Sot Greqia paraqet shtetin që varet nga BE-ja dhe sidomos Gjermania, e cila ka një kohë që bën presion mbi helenët për të njohur Kosovën, por edhe shteti ynë duhet të dijë se si t’i qaset Greqisë, përmes ofrimit të tregut ose lehtësimit të qasjes në sektorë të veçantë ekonomik, si mineralet ose energjetika”, thotë ai në prononcimin me shkrim.

Më tej, Milazim Krasniqi shton se ka një ndryshim të perceptimit të çështjes së Kosovës nga ana e Greqisë.

“Që ka një ndryshim në perceptimin e çështjes së Kosovës kjo është evidente dhe që ka një përpjekje për të ri-dimensionuar rolin e saj në Ballkan, po ashtu është evidente dhe veçmas pas marrëveshjes së Prespës realisht Greqia e ka filluar këtë ndryshim. Mund të ndodhë, kjo do të ishte në interes shumë të madh të Kosovës. Sepse Greqia është konsideruar dhe ende konsiderohet si partneri më i besueshëm i Serbisë në Ballkan. Në kohën e Millosheviqit ka qenë një tentativë për të krijuar një federatë serbo-greke e cila quhej në atë kohë si oksigjen për ortodoksinë ”, shton Krasniqi.

Kryeministri Albin Kurti dy ditë më parë është pritur në takim nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, e nga i cili kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja. Ndërkohë, janë 117 shtete që kanë njohur Kosovën, e që njohja e fundit ka ndodhur nga Izraeli në shkurt të vitit 2021. /kp/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit