11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Aksident i rëndë në Shqipëri: Autobusi del nga rruga, vdes një person e Iëndohen 9 të tjerë

Rekomandime

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua, e për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar, ndërsa janë pIagosur edhe 9 persona të tjerë.

- Advertisement -

Policia njofton se 9 pasagjerët e pIagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

“Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

- Advertisement -

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit