Sportistët nga Kosova vazhdojnë ta bëjnë atë që nuk ka arritur ta bëjë politika për gjithë këto vite, promovimin e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar në botë denjësisht si asnjëherë më parë.
I tillë është edhe bokseri nga Vushtrria, Bujar Tahiri, i cili vazhdon rrugëtimin e suksesit në këtë sport në Gjermani, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Bokseri Tahiri dje ka pasur një meç të rëndësishëm për titullin e kampionit të Gjermanisë në pesha gjysmë të rënda ku ka mposhtur me nok.ut serbin Malinovic.
Tahiri po ashtu edhe në dy ndeshje paraprake ka mundur dy bokserë serb duke u shndërruar kështu në një kala të pathyeshme për ta./veriu.info