19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Babai dhe vëllai i dëshmorëve, vet veteran i zhgënjyer e dorëzon certifikatën: Janë ba veteran pa Iuftu

Rekomandime

Ukë Uka, nga fshati Carravik i Klinës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës babai i dëshmorit Halil Uka dhe vëlla i dëshmorit Latif Uka, i zhgënjyer nga fakti se certifikatën e veteranit të UÇK-së e kanë marrë edhe njerëz të cilët nuk kanë Iuftuar fare, e ka dorëzuar atë.

Ai ka hequr dorë nga të qenit veteran, pasi që është shumë i zhgënjyer.

- Advertisement -

Ukë Uka tregon se vetëm në fshatin e tij janë rreth 70 persona të cilët i gëzojnë privilegjet pa qenë fare ushtarë të UCK-së.

Sipas tij certifikatën e veteranit e kanë marrë edhe njerëz që janë kthyer nga Gjermania pasIuftës dhe nuk kanë liuftuar asnjë ditë.

- Advertisement -

Unë ju kam ftuar këtu për shkak se djalin e kam dëshmorë, edhe vet jam kanë ushtar.

Kjo (certifikata) e jemja është e pavlerë, e djalit është me vlerë.

- Advertisement -

Tash na kanë ba të pamundshme me pas vlerë.

Janë ba shumë veteranë të rrejshëm dhe unë do e dorëzoj. Ki njerëz prej Gjermani që mas Iufte ka ardhë edhe u ba veteran.

Përpara ka pas vlerë tash nuk ka.

Ta kisha pas gjallë edhe certifikatën e tij e kisha doirëzu.

Të gjithë ata që I kanë marrë librezat pa Iuftu hiq e me rrena ish kanë mirë me dorëzu.

Çka don mi kallxu fëmijëve të vet, ose familjes të vet pa kanë hiq në Iuftë.

Turp është.

Sot në fshatin tem I ka 70 veteran pa prekë armë me dorë.

Jam I zhgënjyer qe 20 vjet me politikën.

As nuk kanë ardhë kurrë me na vizitu, as me na vet a keni me hangër.

Atëherë pe shoh që nuk janë në rregull senet, unë jam i zhgënjym me këta njerz”, tha ai.

Uka tregon se pasIufta ka qenë shumë e vështirë për të. Ai tregon se sa shumë I mungojnë djali dhe vëllai.

Kanë qenë ditë të vështira për mua, dal në ara më delk pushim edhe vij e flas me ta, por përgjigje nuk kam prej tyre. Kam shumë dhimbje.

Jam me vaj në buzë gjithmonë dhe I kujtoj nejat me djalë e me vëlla

. 20 vite kan ë qenë si 200 vjet.

Pas Iuftës e fituam lirinë dhe menduam se gjithçka u rregullua.

Kam shumë për të treguar por ejani në odë dhe të tregoj gjatë për ta”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit