-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Tomë Gashi reagon ashpër: Ja çfarë vërtetoi sot Malcom Simmons – Sylejman Selimi u dënua pa asnjë provë

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi, përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ish-kryegjykatësi i misionit EULEX, Malcolm Simmons, ka vërtetuar sot se rasti “Drenica” dhe dënimi i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneralit Sylejman Selimi ishte politik, pa asnjë provë kredibile.

Madje Gashi thotë se njëri prej prokurorëve në këtë rast Cezary Michalczuk, pas ‘suksesit’ të dënimit të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së u avansua në pozitë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Gjyqtari Malcom Simmons sot e vërtetoj atë që ne e thamë para 7 viteve se rasti Drenica dhe dënimi i komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneralit z.Sylejman Selimi ishte politik, pa asnjë provë kredibile.

Njëri prej Prokuroreve në këtë rast Cezary Michalczuk- pas ‘suksesit’ të dënimit të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së u avansua duke u emëruar si Shef i zyrës për sundim të ligjit-Zyra e përfaqësuesit Special te BE-së në Kosovë.

- Advertisement -

Disa prej udhëheqësve të shtetit të Kosovës në atë kohë, hanin e pinin me të për shkak se siç thonin “detyrës zyrtare”, garant me të kanë fol miqësisht për gjëra që tani janë penduar.

Ky prokuror tani është prokuror në Gjykatën Speciale dhe ishte prokuror më 25 shtator 2020 kur u bastisen zyret qendrore të OVL të UÇK-së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit