7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

IKSHPK tregon detaje për heImimet në Deçan

Rekomandime

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, nëpërmjet një konference, ka thënë se nuk kanë vërejtur ende nëse më se 900 persona të infektuar në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të ujit të kontaminuar.

Ramadani, në konferencën e thirrur nga Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se në bashkëpunim me ministrinë nga mostrat e marra kanë nxjerrë rezultatet e dyta laboratorike, të cilat nuk konstatojnë se uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit është i kontaminuar.

- Advertisement -

“Me lejoni të përshkruajë situatën se çfarë ka ndodhur dje prej paradites. Sot intenzivisht, posa kemi marrë informatën, bashkë me Ministrin Vitia jemi marrë me menaxhimin dhe gjetjen e shkaqeve të heImimit. Janë marrë gjashtë mostra të ujit në fshatrat respektive, në secilin fshat mostrat janë dërguar në laboratorin e higjienës në Pejë. Brenda 24 orëve të para, në dy mostrat që janë marrë në Gramaçel dhe Gllogjan shfaqen disa baktere të dyshimta. Mund të jetë edhe infeksion viral, por deri ne nuk mund ta gjejmë nuk mund të konstatojmë për ndonjë diagnozë.”, ka deklaruar ai.

“Duke pasë parasysh se qytetarët janë ankuar me disa simptoma kryesore, që më së shumti janë të lidhura me zorrët dhe barkut, atëherë IKSHPK ka marrë rezultatet laboratorike dhe në bazë të asaj, ne do të konkludojmë se a ka pasur ndonjë infeksion. Për këtë, aktualisht nuk mund të themi asgjë, sepse analizat fiziko-kimike rezultojnë në rregull”, ka shtuar tutje drejtori i IKSHPK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit