HeImimet nga uji në Deçan: Reagon presidentja Vjosa Osmani

    0
    95

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për rastin e heImimeve të qytetarëve në komunën e Deçanit, përcjell “Kosova ime”.

    Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, pas marrjes së lajmit ka biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët e njoftuar për gjendjen e qytetarëve të heImuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal.

    E para e shtetit të Kosovës ka bërë me dije se pret nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e heImuar.

    Shkrimi i plotë:

    Pas lajmit shqetësues për heImimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të heImuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

    Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e heImuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në heImimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

    Qytetarëve të heImuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë.