12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Albin Kurti pyet presidentin Thaçi, kë po fal?

Rekomandime

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar ndaj vendimi të presidentit Thaçi për faljen e një të burgosuri që po vuante dënimin për një vrasje të dyfishtë të kryer vite më parë.

Ish-kryeministri ka thënë se ky rast duhet të hetohet në detaje ngase po i njëjti person i falur ka qenë dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit.

- Advertisement -

“Kë po fal presidenti?

Më 31 korrik, Ditën e Kurban Bajramit, morëm vesh se presidenti i Republikës së Kosovës fali pjesërisht dënimet e shtatë të dënuarve me burg. Njëri prej këtyre shtatë të burgosurve ishte dënuar për vrasje të dyfishtë: atë të një fëmije 13-vjeçar dhe xhaxhait të tij. Natyrisht që kjo nuk është hera e parë që presidenti ka falur të dënuar, por është përtej imagjinatës të falet një i dënuar për vrasje të dyfishtë, e aq më tepër kur njëra prej viktimave ka qenë i mitur.

Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, dje kemi marrë vesh një detaj tjetër lidhur me këtë rast: pikërisht ky vrasës është dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit.

- Advertisement -

Ne s’i dimë ende arsyet e vërteta pse presidenti i Republikës i ka shkurtuar dënimin një vrasësi të dyfishtë, i cili për më tepër i ka marrë jetën një fëmije 13 vjeçar. Mirëpo, ka mjaft persona që mund t’i dinë këto arsye, duke nisur nga vetë presidenti, anëtarët e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje e deri tek i dënuari në fjalë.

Prandaj, duhet që urgjentisht të bëhet publik i gjithë procesi që ka shpënë deri te ky vendim i dyshimtë, arsyetimi se pse një vrasës i një vrasjeje të dyfishtë, madje edhe dëshmitar në një vrasje tjetër me autorët ende të pazbuluar, të ketë prioritet për falje përtej më shumë se 400 kërkesave të tjera.

- Advertisement -

Bëj thirrje që të gjithë këta zyrtarë të japin dëshmi në lidhje me procesin dhe që kjo falje, si dhe të gjitha faljet e dyshimta të presidentit, të hetohen dhe të zbardhen deri në fund, qoftë nga ana e organeve të rendit, qoftë nga ana e një komisioni të posaçëm të Kuvendit për hetim parlamentar” shkruan Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit