12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

E jashtëzakonshme/ Luajti 15 vite futboll në Kosovë, nga Trusti mund t’i tërheq vetëm 35 euro

Rekomandime

Që nga paslufta, shumica e futbollistëve në Kosovë nuk kanë pasur nevojë fare për xhirollogari bankare.

- Advertisement -

Pronarët e klubeve zakonisht i kanë paguar me para në dorë.

Kësaj dukurie, lojtarët po ia shohin sherrin tani sepse llogaria e tyre në Trustin pensional është pothuajse e zbrazët.

Burim Sadiku, ish portieri disa skuadrave të njohura në Kosovë, thotë se gjatë gjithë karrierës së tij, ka të grumbulluara vetëm 350 euro në Trust.

- Advertisement -

“Kam luajtur 15 vite futboll aktiv, do të thotë kam qenë portier i parë dhe kam luajtur rregullisht. Unë mund të tërheq vetëm 35 euro sepse në Trust i kam gjithsej 350 euro. Këto para më kanë dalur veteve të fundit, sa kam luajtur te Feronikeli e Drenica” deklaroi Sadiku.

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA kjo situatë ka ndryshuar.

- Advertisement -

Ekipet duhet t’i paguajnë lojtarët përmes bankës, përndryshe nuk mund të licencohen për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit