Volkswagen, Tesla apo Netflix mund të marrin në konsideratë zgjerimin e mëtutjeshëm me shërbime të reja e punëtorë të rinj. Kjo, pasi kanë investime me shumicë nga të gjitha anët. Madje, eshe ministri ynë i finanacave, Hekuran Murati në vend qē të mendojë ti qarkullojë këtu paret e veta që të rritet ekonomia jonë, i investon në ato shtete.
I njëjti ministër e ka për detyrë që ti bindë investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë. Pra, vet investon në shtete tjera, duke nxjerrë paret jasht ekonomisë kosovare e duke e tkurrë atë gati për 40 mijë euro. Pare kesh, pra euro, valutē që ne e blejmë shtrenjtë dhe e japim falë si në rastin e ministrit. E masanej duhet të ngarend nëpër botë që ti thotë tjerêve hajde investoni këtu. Çfarë hipokriti i papërgjegjshëm.
Sikur të vepronin edhe 1000 biznesmenë si Murati, ai do të dilke në TV duke krrokatur që Buxheti i Kosovës është në rrezik dhe nuk ka pare as për pagat e mësuesve dhe mjekëve.
Investimet e jashtme janë mundësia e vetme që Kosova të ketë ndonjë zhvillim ekonomik. Pa këto investime ekonomia jonë falë ndihmave nga diaspora vetëm mund të vendnumërojë.
Për mungesë totale të lojalitetit ndaj vendit dhe për shkak të humbjes totale të kredibilitetit para investitorëve ndërkombëtar, ai duhet të shkarkohet qysh sot. Çdo ditë në atë pozitë vlera e dëmit vetëm rritet./Kosova ime